Demaj në 'A Show' flet për Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën - Gazeta Express
string(69) "demaj-ne-a-show-flet-per-albin-kurtin-vjosa-osmanin-dhe-isa-mustafenn"

Demaj në ‘A Show’ flet për Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën

Gazeta Express

24/01/2020 21:51

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, në emisionin “A Show”, ka folur për tre liderë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Vjosa Osmanin nga LDK’ja dhe kryetarin e saj, Isa Mustafën.

Kreun e LDK’së, Demaj e quajti lojtar të madh dhe se me ndihmën e tij beson se do të formohet koalicioni.

Lexo Edhe:

“Jam shumë optimist tek eksperienca e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, i cili është një lojtar i madh, për formimin e koalicionit”, ka thënë Demaj.

Ndërsa për Vjosa Osmanin, ende beson se ka mundësi të bëhet kryetare e Kuvendit, e më parë e ka përmendur edhe dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.

“Pse të mos bëhet Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit?”, ka pyetur Demaj.

“Ne do të ishim të lumtur sikur ta kishim një femër nga LDK’ja, si kryetare të parë në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Demaj.

E për kreun e VV’së, Demaj tha se e njeh nga studimet, por e quajti ende të pasprovuar.

“Me Albin Kurtin njihemi nga studimet. Ai ende nuk është sporvuar me përgjegjësi të mëdha, megjithatë unë besoj se do t’ia dalë me një koalicion me LDK’në”, përfundoi Demaj.