Demaçi sot do t'i mbushte 90 vjet, Thaçi 10 vjet më parë ishte betuar si President, Bedri Hamza del me një postim - Gazeta Express
string(110) "demaci-sot-do-ti-mbushte-90-vjet-thaci-10-vjet-me-pare-ishte-betuar-si-president-bedri-hamza-del-me-nje-postim"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 10:52

Demaçi sot do t’i mbushte 90 vjet, Thaçi 10 vjet më parë ishte betuar si President, Bedri Hamza del me një postim

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 10:52

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi të Hashim Thaçit me Adem Demaçin, duke kujtuar dy data; lindjen e Demaçit 90 vjet më parë e betimin e Thaçit president 10 vjet më parë.

“Ua gjeta këtë fotografi si kujtim i dy datave të rëndësishme: 90-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, frymëzimit të shumë brezave të patriotëve që bënë histori në vendin tonë, si dhe 10-vjetorit të zgjedhjes së Hashim Thaçi si President. Në ditëlindjen e tij, dhjetë vjet më parë, një tjetër patriot i madh u betua si President i Kosovës së pavarur, duke kthyer sakrificën në institucion dhe ëndrrën në shtet”.

Baca Adem, thotë Hamza, mbetet figurë e qëndresës, humanizmit dhe sakrificës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.

“Edhe sot, vlerat e tij dhe të çdo luftëtari të lirisë po mbrohen me dinjitet nga çlirimtarët tanë, në burgun e fundit politik për popullin tonë. Liri. Drejtësi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement