Deliu: RTK-ja e largoi nga lajmet qendrore redaktorin, veç pse e citoi intervistën e Thaçit, çfarë turpi! - Gazeta Express
string(101) "deliu-rtk-ja-e-largoi-nga-lajmet-qendrore-redaktorin-vec-pse-e-citoi-intervisten-e-thacit-cfare-turpi"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 12:40

Deliu: RTK-ja e largoi nga lajmet qendrore redaktorin, veç pse e citoi intervistën e Thaçit, çfarë turpi!

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 12:40

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se një nga redaktorët e lajmeve qendrore të RTK-së është larguar nga pozita që mbante, veç pse kishte lejuar të transmetohej intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi që dha në Klan Kosova në fund të muajit korrik.

Sipas Deliu-Kodra kjo është censurë e pastër.

“RTK është media publike, e financuar nga qytetarët, dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politikash për të heshtur zërat ndryshe”, ka thënë ajo mes tjerash.

Postimi i plotë:

Çfarë turpi!

Censura në RTK ka zbritur nga moderatorët tek redaktorët.

Largimi i Visar Krasniqit nga RTK vetëm pse citoi intervistën e Hashim Thaçit është censurë e pastër.

RTK është media publike, e financuar nga qytetarët, dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politikash për të heshtur zërat ndryshe