Deliu reagon pas publikimit të dokumentarit "Rrëfime të Heshtura", Gjendja e grave në tregun e punës do duhej ta alarmonte Qeverinë në ikje - Gazeta Express
string(136) "deliu-reagon-pas-publikimit-te-dokumentarit-rrefime-te-heshtura-gjendja-e-grave-ne-tregun-e-punes-do-duhej-ta-alarmonte-qeverine-ne-ikje"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 20:40

Deliu reagon pas publikimit të dokumentarit “Rrëfime të Heshtura”, Gjendja e grave në tregun e punës do duhej ta alarmonte Qeverinë në ikje

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 20:40

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas publikimit të dokumentarit “Rrëfime të Heshtura”, produkt i Sbunker me autor Sefer Zogaj.

Dokumentari pasqyronte shkeljet e shumta të të drejtave të grave në tregun e punës.

Deliu ka shkruar në Facebook kjo situatë me të drejtat e grave do të duhej ta alarmonte Qeverinë.

“Teksa Qeveria në ikje injoron problemet e përditshme qytetare, shumë gra në Kosovë po përballen me vështirësi të shumta në treg. Gratë ne tregun e punës përballen me shkelje të të drejtave të tyre bazike. Dokumentari “Rrëfime të Heshtura”, produkt i platformës Sbunker, pasqyroi këto probleme një nga një, sesi gratë po e lëshojnë vendin, ose po largohen nga vendet e punës shkak i kushteve të vështira. Kjo situate Qeverinë në ikje, do të duhej ta alarmonte”, ka shkruar Deliu. /Gazeta Express

Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni KËTU