Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrara, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë - Gazeta Express
string(104) "deliu-kritikon-haxhiun-kosova-ne-dite-zie-per-grate-e-vrara-ministrja-ne-fushate-zgjedhore-te-maqedonise"

Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrara, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 22:12

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për pjesëmarrje në një fushatë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Kjo në ditën kur në Kosovë është ditë zie, pasi dy vrasje të grave brenda një kohe të shkurtër tronditën vendin.

Lexo Edhe:

Deliun për Haxhiun tha se e ka harruar detyrën e saj.

“24 orë pas vrasjes në Gjyljetës, katër ditë pas vrasjes së Eronës, sot kur në Kosovë është Ditë Zie, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paska harruar detyrën e saj parësore për t’u marrë me krijimin dhe menaxhimin e task-forcës në mbrojtje dhe mbështetje të grave – e paska shku në Maqedoni të Veriut në një konferencë, e cila më shumë duket si tubim elektoral”.

“Kaq mjafton për të kuptuar se me sa seriozitet dhe përgjegjësi kjo Ministre e kryen detyrën e saj. Kaq mjafton për të parë se sa i intereson kësaj ministreje siguria e grave në vendin tonë”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Express