Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka shprehur qartë qëndrimin e partisë së saj lidhur me mundësinë e krijimit të një koalicioni me Vetëvendosjen.
Deliu Kodra ka theksuar se PDK-ja ka një vizion të ndryshëm për të ardhmen e Kosovës, krahasuar me atë të VV-së.
“Sa i përket çështjeve të koalicionit ne tashmë jemi deklaruar disa herë, natyrisht që angazhimi i PDK-së ka qenë që të kemi një formim të një qeverie të re e cila do të përbëhej nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë, dhe kjo ka qenë një preferencë e hapur që e kemi deklaruar disa kohë, dhe në mes të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë disa çështje që na ndajnë dhe rrugëtimi ynë politik dhe mënyra se si e shohim ne të ardhmen dallon shumë nga qasja që ka pas Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo për Kanal10.