Deliu-Kodra: Mimoza Kusari-Lila është person i fundit që mund të flasë për luftën e UÇK-së - Gazeta Express
string(89) "deliu-kodra-mimoza-kusari-lila-eshte-person-i-fundit-qe-mund-te-flase-per-luften-e-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 18:27

Deliu-Kodra: Mimoza Kusari-Lila është person i fundit që mund të flasë për luftën e UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 18:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar Shefes së G.P të VV-së, Mimoza Kusari-Lila lidhur me deklaratat e bëra sot në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ajo në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se Kusari-Lila është person i fundit në Kuvendin e Kosovës që mund të flasë për luftën e UÇK-së.

Lexo Edhe:

“me të thënë të drejtë unë sot skajshmërish jam befasuar me një frustrim të znj. Kusari-Lila. Unë asnjëherë nuk e kam parë një grua e cili gjatë gjithë kohës avokon që mbështet gratë të sillet në atë formë në Parlament. Konsideroj që nj. Kusari-Lila është person i fundit që mund të flasë për luftën e UÇK-së”, ka thënë Deliu.

Deliu tha se po i kursen deklaratat ndaj Kusari-Lilës për shkak të 16 ditëve të aktivizimit ndaj grave.

“Zonja në fjalë e ka një aktakuzë të cilën unë asnjëherë nuk e kam përmend dhe sot zonjë Kusari-Lila për mua ishte diçka tjetër që nuk e kam parë asnjëherë. Atë e njohim mirë e gjithë Kosova. Unë do të jem e rezervuar që të komentojë deklarata të saj, por të mbeten në ndërgjegjen e saj”, ka thënë ajo. /Express/