Deliu, Haxhiut: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, jeni e paanshme dhe kompletone përbërjen - Gazeta Express
string(91) "deliu-haxhiut-pdk-se-i-takon-anetari-i-dyte-ne-kqz-jeni-e-paanshme-dhe-kompletone-perberjen"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 12:46

Deliu, Haxhiut: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, jeni e paanshme dhe kompletone përbërjen

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 12:46

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë thirrje u.d presidentes, Albulena Haxhiu, që të kompletojë përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor sipas parimeve të Kushtetutës, duke siguruar që vendimmarrja të jetë e paanshme.

Ajo shtoi se PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, një fakt që është konfirmuar edhe nga organizatat e shoqërisë civile.

“Kosova dje ka shënuar ditën e Kushtetutës, dhe krahas urimeve duhet të flasim për përgjegjësinë e munguar të institucioneve që ta respektojnë aktin themeltar të Kosovës. Dua të them që dje është përmbyllur afati 60 ditor të KQZ-së, afat që nuk është respektuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani. Përbërja e Komisionit Qendror Zgjedhor e reflekton vetëm numrin e grupeve parlamentare pavarësisht numrin e deputetëve. PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, këtë e kanë konfirmuar edhe organizatat e shoqërisë civile. PDK me këtë rast kërkon nga U.D e presidentes që ta kompletojë përbërjen e KQZ ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës. Kërkojmë që të jetë e paanshme në vendimmarrje”, tha Deliu./EO/

Advertisement
Advertisement
Advertisement