string(85) "deliu-gazetari-qe-flet-me-ze-te-lire-sulmohet-raporti-qe-tregon-te-verteten-mohohet-2"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 7:48

Deliu: Gazetari që flet me zë të lirë, sulmohet – raporti që tregon të vërtetën, mohohet

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 7:48

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ashpër pas komenteve të zyrtares së Vetëvendosjes, Dejona Mihajli, ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi. Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka theksuar se në Kosovë po përndiqen zërat kritikë dhe të pavarur, ndërsa të vërtetat që nuk i përshtaten pushtetit po mohohen.

Ajo përmendi edhe raportin e organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”, duke e lidhur me situatën aktuale dhe duke theksuar se kritikat ndaj institucioneve po ndëshkohen në vend që të nxisin reflektim.

Postimi:

Gazetari që flet me zë të lirë, sulmohet. Raporti që tregon të vërtetën, mohohet.

Dje “Reporterët pa Kufij”, sot Adriatik Kelmendi.

Të gjithë në rresht, kush del jashtë, dënohet, gozhdohet, shpallet tradhtar. Nuk ka hapësirë për debat, as për reflektim, vetëm për linçim

Nuk kalon kjo mendësi, pikë!