Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se edhe Shqipe Selimi di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot
Por, ajo ka pyetur se si u bënë 57 vota edhe për Gërvallën, derisa Selimi nuk e votoi atë.
Postimi i saj i plotë:
Edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot. Por, si u bën 57 vota sot në Kuvend, meqë Shqipja nuk e votoi? Ju lutem, ndalni më këto lojëra e taktika të poshtra manipulimi e kthejuni seriozitetit. Propozojeni një kandidat, i/e cila e dini se i merr votat – e mjaftë më me bllokada!