Delegati i ndeshjes Prishtina e Re – Drenica dënohet me tre muaj mosushtrim të detyrës - Gazeta Express
string(84) "delegati-i-ndeshjes-prishtina-e-re-drenica-denohet-me-tre-muaj-mosushtrim-te-detyres"

Futboll

Gazeta Express

07/11/2025 16:45

Delegati i ndeshjes Prishtina e Re – Drenica dënohet me tre muaj mosushtrim të detyrës

Futboll

Gazeta Express

07/11/2025 16:45

Ndeshja Prishtina e Re – Drenica nuk prodhoi pothuajse asgjë gjatë ndeshjes, pasi ajo u mbyll pa gola, 0-0.

Mirëpo, pas përfundimit të saj, kjo ndeshje mori një vëmendje të madhe.

Fillimisht, u raportua se Drenica do ta humbiste ndeshjen në tavolinë, pasi kishin aktivizuar një lojtar që nuk kishte të drejt lojë dhe nuk figuronte në listën e lojtarëve për ndeshje.

Mirëpo ankesa e Prishtinës së Re u hodh poshtë nga Komisioni i Garave të FFK-së, duke konfirmuar se lojtari ishte i regjistruar në sistemin “MyFFK”.

Ndërsa, sot, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës ka njoftuar dënimin e delegatit të ndeshjes, Liridon Poroshtica.

Sipas njoftimit të publikuar nga FFK-ja, Poroshtica dënohet me tre muaj mosushtrim të detyrës së tij, pasi dështoi në zbatimin e Rregullores së Garave të FFK-së.

“Delegati i ndeshjes Prishtina e Re – Drenica, Liridon Poroshtica. Ka dështuar në zbatimin dhe aplikimin e Rregullores së Garave në fuqi, duke mos respektuar detyrimet që i takojnë delegatit të ndeshjes sipas protokollit zyrtar në ndeshjen Prishtina e Re –Drenica. Bazuar në nenin 3 paragrafi 1 pika K si dhe neni 6 paragrafi 1 pika 2/A të Rregullores disiplinore: Dënohet me 3 (tre) muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare të delegatit sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së./GazetaExpress/