“Delegacioni” shqiptar, nominohet për Oscars nga Shqipëria - Gazeta Express
string(55) "delegacioni-shqiptar-nominohet-per-oscars-nga-shqiperia"

“Delegacioni” shqiptar, nominohet për Oscars nga Shqipëria

Gazeta Express

12/01/2020 23:38

Sukseset e shqiptarëve duket se nuk kanë të ndalur, tani filmi ”Delegacioni” hyn në nominimet e çmimit ‘Oscar’

Filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit, i cili është përzgjedhur për çmimin “Oscar”, do të shfaqet në New York në datën 14 janar.

Lexo Edhe:

Duket se filmi shqiptar nuk ka njohur ndonjëherë kaq shumë sukses në skenat ndërkombëtare. Jo vetëm përzgjedhja në kompeticione ndërkombëtare të filmit është e vështirë, por edhe vlerësimi.

Filmi “Delegacioni” është shfaqur në shumicën e festivaleve ndërkombëtare dhe madje, edhe në festivalet e Kategorisë A, ndërsa më 14 janar do të shfaqet edhe në New York.

Duhet theksuar se filmat e Alimanit kanë shumë të fortë elementin historik: jo si rrëfim kohor, por si një dëshmi e zhvillimeve social-politike të kohës, qoftë asaj të shkuar, ashtu edhe asaj të tashme. Madje, filli i hollë që ndan aspektin kohor në filmat e tij thuajse harrohet gjatë shikimit të filmit, pasi në fakt situatat shpesh janë aktuale, siç është rasti në filmin “Delegacioni”. /Albinfo.ch/