Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot dhe nesër ndodhet për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar ku do të nënshkruhet marrëveshja Qeveri me Qeveri në suaza të marrëvehsjes për partneritet strategjik mes dy vendeve, me të cilën Maqedonia e Veriut merr vëllimin më të madh historik të mjeteve për realizim të projekteve kapitale prej gjashtë miliardë eurove.
Vozita e Nikollovskit është me ftesë zyrtare nga qeveria britanike, ndërkaq pason pasi që Qeveria dje e miratoi Marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.
Në delegacionin qeveritar të cilin do ta kryesojë Nikollovski, janë edhe nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, drejtori i NP për Infrastrukturë hekurudhore, Sinisha Ivanovski.
Me marrëveshjen që do të nënshkruhet, qëllimi është të vendoset partneritet për mbështetje të realizimit të projekteve infrastrukturore në sektorët shëndetësi, transport, teknologji, energjetikë, transformim digjital dhe sektorë të tjerë kyç në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projektet e planifikuara me marrëveshjen janë ndërtimi dhe rikonstruimi i Korridorit 10 nga Tabanoci deri në Gjevgjeli që vlerësohet se do të kushtojë dy miliardë euro, ndërsa rreth 200 milionë euro do të kushtonte ndërtimi i Spitalit klinik, Fakultetit të mjekësisë dhe Konviktit të studentëve në Shtip, rikonstruimi i plotë i Spitalin klinik në Tetovë si dhe ndërtimi i spitalit të ti me shtëpi të re shëdneti në Kërçovë.
Sipas agjendës, Nikollovski sot do të takohet me Dejm Anxhela Igëll, ministre për siguri kufitare dhe azil në Ministrinë britanike të Punëve të Jashtme me përgjegjësi për përballje me emigracionin e parregullt, ndërkaq do të ketë tkaime edhe me përfaqësues të Instrumentit për financim. Nesër është ceremonia kryesore e nënshkrimit të marrëveshjes ndërqeveritare. Nënshkrim në dokumentin do tl vebdosin zëvendëskryeministri Nikollovski dhe Geret Tomas, ministër për shërbime, biznese të vogla dhe eksport në Ministrinë e Biznesit dhe Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar. Është paraparë që ai tër ealizojë takim edhe me drejtorin e kompanisë ajrore Rajaner, prej ku pritet të dalin edhe fluturime të reja drejt Shkupit.