Një delegacioni i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i kryesuar nga kryetari Besart Dreshaj, ka zhvilluar dje një vizitë zyrtare në Parlamentin e Kantonit të Gjenevës.
Delegacioni i LBK-së u prit me nderime nga Presidentja e Parlamentit, znj. Ana Roch.
Gjatë takimit thuhet se është diskutua për: forcimin e marrëdhënieve ekonomike, nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, krijimin e mundësive të reja për bizneset e Kosovës në tregun zviceran.
“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të partneritetit mes institucioneve të Gjenevës dhe komunitetit të biznesit kosovar, duke hapur horizonte të reja për zhvillim dhe integrim ekonomik”, thuhet në njoftimin e tyre.