Delegacioni amerikan hap Zyrën e Korporatës Financiare Amerikane në Beograd - Gazeta Express
string(75) "delegacioni-amerikan-hap-zyren-e-korporates-financiare-amerikane-ne-beograd"

Delegacioni amerikan hap Zyrën e Korporatës Financiare Amerikane në Beograd

Gazeta Express

22/09/2020 15:36

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe Drejtori ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Adam Boehler kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët sot e cila ka formalizuar edhe hapjen e zyrës së Korporatës Financiare Amerikane në Beograd.

Deklarata është nënshkruar në Pallatin presidencial të Serbisë në prezencë edhe të presidentit Aleksander Vuçiq dhe Emisarit Special të Presidentit Trump, Richard Grenell, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Delegacioni i qeverisë amerikane i kryesuar nga Emisari Special, Richard Grenell është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabic.

Pas këtij takimi, presidenti serb, Aleksandër Vuciq ka deklaruar se që nga viti 1881 Serbia nuk ka pasur marrëveshje kaq të mirë me Shtetet e Bashkuara.

“Qysh prej vitit 1881 nuk kemi pasur marrëveshje kaq të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Vuciq./GazetaExpress/