Del Piero bën shaka me Modriçin: Me cilësinë e ushqimit italian mund të luash deri 50 vjeç - Gazeta Express
string(89) "del-piero-ben-shaka-me-modricin-me-cilesine-e-ushqimit-italian-mund-te-luash-deri-50-vjec"

Sport

Gazeta Express

09/03/2026 9:40

Del Piero bën shaka me Modriçin: Me cilësinë e ushqimit italian mund të luash deri 50 vjeç

Sport

Gazeta Express

09/03/2026 9:40

I ftuar në emisionin “CBS Sports Golazo”, mesfushori i Milanit, Luka Modrić, bëri shaka me ish-yllin e Juventusit, Alessandro Del Piero, për “rininë e dytë” që po e përjeton në Itali, përcjell “Gazeta Express”.

“Me cilësinë e ushqimit italian mund të luash deri në 50 vjeç”, ishte batuta e ish-kapitenit të Juventusit.

Modriç iu përgjigj me humor: “Ne kroatët jemi njerëz krenarë, na pëlqen të luftojmë dhe të vuajmë.”

Mesfushori kroat foli më pas edhe për garën për titull të Milanit, e cila është bërë më e vështirë për kuqezinjtë për shkak të disa rezultateve negative kundër skuadrave më të vogla.

“Nuk kemi bërë mirë në ato ndeshje, kemi humbur shumë pikë rrugës. Kjo është pjesë e futbollit. Duhet të përmirësohemi në ndeshjet kundër skuadrave që nuk të lënë shumë hapësira”, tha ai.

Fituesi i Topit të Artë, sot 40-vjeçar, po vazhdon të jetë protagonist edhe në këtë sezon.

Deri tani, ish-futbollisti i Tottenhamit dhe i Real Madridit i ka regjistruar 30 paraqitje, duke i shënuar 2 gola dhe duke dhënë 3 asistime me fanellën e Milanit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement