Del para gjykatës gruaja që vrau pesë fëmijët e saj kur kuptoi se burri kishte një të dashur - Gazeta Express
string(92) "del-para-gjykates-gruaja-qe-vrau-pese-femijet-e-saj-kur-kuptoi-se-burri-kishte-nje-te-dashur"

Del para gjykatës gruaja që vrau pesë fëmijët e saj kur kuptoi se burri kishte një të dashur

Lajme

Gazeta Express

15/06/2021 8:18

Një grua gjermane vrau 5 nga 6 fëmijët e saj për shkak se burri i saj kishte zënë të dashur të re.

28-vjeçarja Christiane K mbyti në vaskë fëmijët e moshës 1 deri në 8 vjeç, pasi i helmoi fillimisht mëngjesin që u kishte përgatitur. Ngjarja ndodhi në Solingen, shtatorin e kaluar. Sot, gruaja doli përpara gjykatës, por nuk foli dhe nuk pritet që të dëshmojë.

Lexo Edhe:

Nëna ka pretenduar se fëmijët ia vrau një person i maskuar, që i hyri në shtëpi. Por, hetuesit nuk gjetën asnjë provë që të mbështeste këtë pretendim të saj.

Madje, gruaja tentoi edhe vetëvrasjen duke u hedhur në shinat e trenit në Stacionin Qendror të Dyzeldorfit, por u shpëtuar nga disa persona.