Del një tjetër skandal i produksionit kundër Luizit - Gazeta Express
string(51) "del-nje-tjeter-skandal-i-produksionit-kunder-luizit"

Del një tjetër skandal i produksionit kundër Luizit

Rozë

Gazeta Express

09/02/2023 12:46

Nuk mbarojnë skandalet këtë vit rreth Big Brother Vip Albania ku si protagonist kryesor publiku shikon Luizin dhe antagonist produksionin.

Në një kohë ku moderatorja e programit mban ligjërata për drejtësi,për sesi fansat duhet të mos kërcënojnë,mallkojnë dhe shajnë por të kenë argumenta kundërshtuese ‘të shëndetshme’,skandalet e një programi kaq të madh dalin hapur nën dritën e diellit.

Lexo Edhe:

Në TikTok po xhiron një tjetër video ku për herë të parë u publikua nga Andrea dhe është një voice i një vajze ku thotë se do të futet Kejsi(vajza e Sabianit) dhe asaj i kanë dhënë një mision.

Kejsi duhet të afrohet me Kiarën dhe ti thotë nëse është e sigurt se Luizi nuk ka dikë jashtë.
Ajo mesa duket është stepur nga frika se të gjithë do ta marrin inat por produksioni e ka paralajmëruar se do ta thërrasin në dhomën e rrëfimit derisa ajo ta bëjë.

E frikshme të mendosh se si një lojë argëtuese dhe supozohet reale të kthehet në një lojë “Squid Game” nga disa njerëz që komandojnë banorët si të ishin marioneta dhe vazhdojnë të hedhin hi në syrin e publikut që pa faj nuk po beson më asgjë.

Ndiqni videon: