Del nga shtypi përmbledhja më e re poetike e autorit Ballsor Hoxha
Arte
Gazeta Express
09/06/2023 13:58
Ka dalë nga shtypi libri më i ri me poezi i autorit Ballsor Hoxha botuar
nga Shtëpia Botuese “Olymp”.
Një mendje dhe penë brilante: Autentik, burimor dhe me një dell të shëndetshëm dëliri- çka përben kusht “sinë qo anon” një regjistër dhe plazmë krijuese dhe, për rrjedhojë, bën që Ballsor Hoxha, jo thjesht të jetë një autoritet i padiskutueshëm ne letërsinë tonë të vogël/ të madhe, porse ta prijë atë drejt sfidave, burimeve dhe konstelacioneve të mijëvjeçarit të ri. Arti Lushi