string(72) "del-nga-moda-kamioni-me-charter-nga-belgjika-ne-londer-kapen-4-shqiptare"

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2022 20:04

Del nga moda ”kamioni”/ Me charter nga Belgjika në Londër, kapen 4 shqiptarë

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2022 20:04

Katër shtetas shqiptarë u arrestuan në Phoneix Parkway pasi dyshohet se ishin fluturuar ilegalisht në një aeroport pranë Corby. Në pranga po ashtu ka rënë piloti i avionit të vogël si dhe një shofer taksie. Piloti raportohet se është 52-vjeçari, Richard Styles. Ai ka fluturuar nga Belgjika me një avion me dy motorë teksa në bord kishte 4 shqiptarët.

Styles më vonë u akuzua për tentativë për të fluturuar emigrantë të paligjshëm në Angli me avionin e tij. Ishin oficerët e policisë, ata që ndaluan një taksi që ishte larguar nga fusha ajrore në Phoenix Parkway në Corby, duke arrestuar shoferin dhe 4 shqiptarët.

Tanimë taksisti është liruar me kusht në pritje të hetimeve, ndërsa shqiptarët, tre burra dhe një grua, të gjithë të moshës nga 21 deri në 64 vjeç, po mbahen në ambientet e emigracionit.

Marrë nga northantstelegraph.co.uk