Del kënga 'Jam shqiptar' nga Shyhrete Behluli e këngëtari turk Sinan Akcil - Gazeta Express
string(72) "del-kenga-jam-shqiptar-nga-shyhrete-behluli-e-kengetari-turk-sinan-akcil"

Del kënga ‘Jam shqiptar’ nga Shyhrete Behluli e këngëtari turk Sinan Akcil

Gazeta Express

22/10/2020 8:29

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Jam Shqiptar” mban titullin kënga e re e saj, për të cilën ka bashkëpunuar me artistin turk, Sinan Akçil.

Lexo Edhe:

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, derisa klipi është realizuar në Turqi.

Tekstin e ka shkruar Fatmir Muja së bashku me Sinan Akçil, kurse për melodinë është përkujdesur po ashtu ky i fundit.

Orkestrimi u bë nga Mustafa Ceceli dhe për pjesën me çifteli u përkujdes Fatmir Makolli – Miti Geci.

Ndërkaq, videoja e veçantë i është besuar produksionit ‘Vizion Media’.

Shyhrete Behluli ft Sinan Akçıl – Jam Shqiptar / Ben Arnavutum ????