Era istrefi ka publikuar bashkëpunimin më të ri muzikor.
“No Maybes” titullohet kënga e re e DJ Ilkay Sencan, ku mysafirë janë këngëtarja shqiptare dhe këngëtari i njohur iranian-suedez, Arash.
Kënga është ritmike e zhanrit POP, dhe është realizuar nga vet producenti dhe DJ, Ilkay Sencan.
Këngëtarja kohëve të fundit ka qenë cak i rrjeteve sociale, ku vetëm para pak ditëve sqaroi mungesën e saj në muzikë e po ashtu edhe në rrjete sociale.
Biondja ndër tjerash tregoi se së shpejti pritet të publikojë albumin e ri, por që tanimë coronavirusi ka bërë më të vështirë lansimin e tij.
Ilkay Sencan, Era Istrefi, Arash – No Maybes (Official Lyric Video)