Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë, reagon PD: Asnjë surprizë nga Begaj, presidenti është komanduar nga qeveria - Gazeta Express
string(106) "dekretimi-i-zgjedhjeve-ne-tirane-reagon-pd-asnje-surprize-nga-begaj-presidenti-eshte-komanduar-nga-qeveria"

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2025 17:00

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë, reagon PD: Asnjë surprizë nga Begaj, presidenti është komanduar nga qeveria

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2025 17:00

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me dekretimin e datës për zgjedhjet e pjesshme.

Në emër të grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se presidenti Begaj ka shkelur rëndë Kushtetutën.

“Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës.

Zgjedhjet e pjesëshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues.

Askush në 35 vjet demokraci nuk e ka dëmtuar kaq shumë reputacionin e Kreut të Shtetit. Arsyet janë tërësisht banale: Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn, dhe e komandon atë njëlloj si “Diellën”!”-thuhet në reagim.