string(67) "dekonspiroi-hetimin-artan-shkembi-numri-dy-i-ofl-se-kthehet-ne-pune"

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2021 14:08

Dekonspiroi hetimin, Artan Shkëmbi, numri dy i OFL-së, kthehet në punë

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2021 14:08

Artan Shkëmbi po hetohej për rreth 6 muaj pasi dyshohej se kishte nxjerrë informacione të rëndësishme në lidhje me veprimet e policisë ndaj një grupi të fuqishëm kriminal dhe akuzohej nga SPAK për korrupsion dhe nxjerrje të informacioneve.

Shkëmbi u pezullua nga puna në 29 shtator nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.

Shkëmbi më 28 shkurt u konfirmuan në detyrë nga komisioni i vetingut në polici. Ai rezultoi i pastër në të treja shkallën e vlerësimit, pasuri, etikë, profesionalizëm.

Por së fundmi sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Artan Shkëmbi, ish-zv.drejtorit të OFL-së do të kthehet në vendin e tij të punës pas mbarimit të afatit 3 mujor për pezullim nga detyra të caktuar nga Gjykata më 22 janar 2021.

Më 15 mars, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion shpalli moskompetencën për hetimin e Artan Shkëmbit, për shkak se nuk u provua akuza e korrupsionit.

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë me 3 muaj pezullimin nga detyra të ish drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, më 22 janar, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Ky vendim u la në fuqi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi Shkëmbi, refuzoi ankimimin e tij ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

aaaaa