Deklaroi se Lotina është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë, Loredana ‘i përgjigjet’ Mozzik? - Gazeta Express
string(93) "deklaroi-se-lotina-eshte-gjeja-me-e-mire-qe-i-ka-ndodhur-ne-jete-loredana-i-pergjigjet-mozzik"

Rozë

Gazeta Express

18/06/2024 8:37

Deklaroi se Lotina është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë, Loredana ‘i përgjigjet’ Mozzik?

Rozë

Gazeta Express

18/06/2024 8:37

Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi.

Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.

Lexo Edhe:

Tashmë Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re. Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri. Së fundmi i ftuar në një intervistë Mozzik ka folur për albumin e ri dhe jetën personale, ku është shprehur se partnerja e tij e re Lotina është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këto 28 vite jetë.

“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër…Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë”, u shpreh Mozzik.

Së fundmi pas deklaratave të Mozzik, Loredana ka postuar disa foto me partnerin e saj, Karim, të cilat u kupruan nga fansat si një përgjigje e Loredanës duke treguar se edhe dhe ajo është e dashuruar dhe e lumtur me Karim. Në postim ajo shkruan: Dashuri.