Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio u deklarua për sulmin e Izraelit ndaj Iranit, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se SHBA-ja nuk është e përfshirë në këtë sulm.
“Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulme kundër Iranit dhe përparësia jonë kryesore është mbrojtja e forcave amerikane në rajon. Izraeli na njoftoi se beson që ky veprim ishte i nevojshëm për vetëmbrojtjen e tij. Presidenti Trump dhe Administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe për të mbetur në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë. Më lejoni të jem i qartë: Irani nuk duhet të synojë interesat ose personelin e SHBA-së”, ka deklaruar ai.