Deklarimi i Trump, Haziri: Duhet të jemi gati, qeveria të ketë legjitimitet e Kuvendi të jetë funksional - Gazeta Express
string(101) "deklarimi-i-trump-haziri-duhet-te-jemi-gati-qeveria-te-kete-legjitimitet-e-kuvendi-te-jete-funksional"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:51

Deklarimi i Trump, Haziri: Duhet të jemi gati, qeveria të ketë legjitimitet e Kuvendi të jetë funksional

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:51

 Lutfi Haziri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur rreth deklarimeve të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Ameriksë, Donald Trump, duke thënë se Kosova duhet të jetë e përgatitur dhe se qeveria të ketë legjitimitet e kuvendit, të jetë funksional, shkruan Gazeta Express.

Ai ka deklaruar edhe se dëmi më i madh gjatë këtyre katër viteve të fundit ka qenë marrëveshja mes Kurtit e Vuçiqit në Ohër.

‘‘Një agjendë e shtëpisë së bardhë që është në tavolinë që disa vite, dhe që ka shkaktuar marrëdhënie të kushtëzuara të kësaj qeverie edhe me BE edhe me qeverinë amerikane, po vazhdon të jetë kërkesë e jona që përmes një qeverie kalimtare, të mos presim të krijohen situata ku vjen një qëndrim siç ndodhi të shtunën e fundit nga Trump, i cili rastin e Kosovës e nënvizoj si ndërhyrje të tij në ruajtjen  e paqes. Dëmi më i madh është marrëveshja Vuçiq Kurti në Ohër. Nga ajo që ne e lexojmë kjo është ajo që Kosovës i ka sjell dëmet më fortë. Duhet të jemi gati duhet të jemi të përgatitur dhe qeveria duhet të ketë legjitimitet dhe Kuvendi të jetë funksional. Sikur në rastin e takimit të parë në Shtëpinë e Bardhë kur është shku zoti Hoti për arritjen e marrëveshjes së 4 shtatorit ka qenë e shpejtë e programuar edhe e kushtëzume ftesa që të shkohet delegacioni dhe përbërja e koalicionit u konfirmu, përkundër që zoti Thaçi si president u ndal në Vjenë për shkak të paralajmërimit të Dhomave të Specializuar, ndërsa Hoti si kryeministër e ka marrë rolin dhe e ka përfaqësua Kosovën në realizimin e asaj marrëveshje’’, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress