Deklarimet për gërmimet në Kalludër, Blakaj e Musliu kritika institucioneve: Familjet në ankth, pa u konfirmu që ka gjetje s'duhet të dilet në publik - Gazeta Express
string(144) "deklarimet-per-germimetne-kalluder-blakaj-e-musliu-kritika-institucioneve-familjet-ne-ankth-pa-u-konfirmu-qe-ka-gjetje-sduhet-te-dilet-ne-publik"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 22:45

Deklarimet për gërmimet në Kalludër, Blakaj e Musliu kritika institucioneve: Familjet në ankth, pa u konfirmu që ka gjetje s’duhet të dilet në publik

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 22:45

Aktualisht në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje që dyshohet se u përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Bekim Blakaj nga ”Humanitarian Laë Center Kosovo”, ka thënë se nuk duhet të jepen lajme pa u konfirmuar që ka gjetje.

“Pa u siguru që ka gjetje nuk është e mirë që me u jap disa lajme të pakonfirmune në publik, sepse shqetësimi i familjeve në rend të parë është i pashmangshëm, por edhe i opinionit. Ata familjarë janë në ankth që nga ajo kohë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Edhe gaztari Betim Musliu ishte i të njëjtit mendim me Blakajn.

“Familjarët janë në ankth prej përfundimit të luftës”, tha Musliu. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement