Deklarimet e shpenzimeve në KQZ, VV në tre muajt e fundit harxhoi rreth gjysmë milioni euro - Gazeta Express
string(90) "deklarimet-e-shpenzimeve-ne-kqz-vv-ne-tre-muajt-e-fundit-harxhoi-rreth-gjysme-milioni-euro"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:25

Deklarimet e shpenzimeve në KQZ, VV në tre muajt e fundit harxhoi rreth gjysmë milioni euro

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:25

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar shpenzimet e partive politike në tre mujorin e fundit, konkretisht prill, maj dhe qershor 2025, shkruan Gazeta Express.

Totali i shpenzimeve që ka raportuar Lëvizje Vetëvendosje e Albin Kurit për këta tre muaj është 498 mijë e 800 euro.

Totali për paga që janë paguar në këta tre muaj është rreth 203 mijë euro derisa për mallra e shërbime rreth 257 mijë euro.

Për reklama e konkurse VV ka deklaruar që ka shpenzuar 13 mijë e 438 euro, derisa për informim publik ka harxhuar rreth 19 mijë euro.

Derisa për dreka zyrtare, shpenzime që hyjnë tek mallrat e shërbimet, partia që drejton Kurti ka raportuar rreth 50 mijë euro.