Ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një intervistë televizive, kishte targetuar edhe mediat e gazetarët. Abdixhiku kishte folur për “mercenarë” dhe që pasurohen nga shpifjet.
Besnik Velija
Lidhur me këtë gjuhë të Abdixhikut ndaj mediave kanë folur për Gazetën Express nga Bashkimi Evropian.
Një zëdhënëse e Komisionit Evropian ka thënë për Express se politikanët kanë përgjegjësi për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të favorshëm për gazetarët.
BE në përgjigje për Express ka bërë thirrje gjithashtu që politikanët të angazhohen në mënyrë kosntruktive me mediat.
“Liria e shprehjes dhe liria e medias janë elementë thelbësorë të shoqërive demokratike dhe të drejtave themelore, siç parashikohen nga acquis e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.
Autoritetet publike dhe aktorët politikë kanë një përgjegjësi të veçantë për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të favorshëm për gazetarët dhe praktikuesit e medias dhe për të kontribuar në një diskurs publik të respektueshëm.
BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive me median.”, ka thënë një zëdhënëse e Komisionit Evropian për Express.
Lidhur me këtë gjuhë të Abdixhikut kanë folur edhe nga OSBE duke thënë se akuzat e pabazuara mund të rrezikojnë gazetarët./Express/