Avokati Urim Vokshi, i cili thotë se ishte mbrojtja e njërit prej zyrtarëve policorë i dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të Agon Zejnullahut, ka dhënë një deklaratë skandaloze për rastin e vdekjes tragjike të të riut.
Ai në Dukagjin ka deklaruar se “Viktima nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë”, gjithashtu ka shkruar paraprakisht një status në FB.
Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
Skandali se si po trajtohen policët në rastin në Lipjan.
Pse asnjë media nuk po i publikon videot kur i ndjeri kishte sulmu dhjetra qytetar paraprakisht pa asnje shkas?
Pse nuk po raportohet per dyshimin se ishte nen ndikim te narkotikut dhe se nje sasi i ishte gjetur ne vend ngjarje?
Pse nuk po raportohet që paraprakisht i ka sulmu zyrtarët policor?
Pse nuk po raportohet që zyrtarët policor pasi qe ishin sulmuar dhe i njejti kishte hyre ne veture te nje qytetari e kane pritur mbi 8 minuta qe te qetesohet dhe mos te shkaktoj probleme?
Pse nuk po raportohet se serish ka dal nga vetura per te i sulmuar?
Pse nuk po dalin videot ku ka ndal vetura te qytetareve dhe u ka hapur deren me dhune duke i sulmuar?
Pse ne media po dalin video te prera, jo te plota? Pse e gjithe kjo nguti per te i gjyku Policet?
Te ja japim hapsiren drejtesise per ta trajtu rastin pa ndikime e presion te shtremberuar mediatik.
Dje derisa isha ende ne cilesi te avokatit me njerin nga Policet e rastit duke dhene deklarate ne media doli lajmi se eshte caktu ndalimi 48 ore. Pra ende pa perfundu deklaraten Polici. Ende pa ju dhene mundesia te degjohet.
Mosni kjo nuk i sherben drejtesise.