Edhe pse jo zyrtarisht, FSHF i ka komentuar pak deklaratat e Juliana Nura – Xhulit në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Ajo ngjalli reagime të jashtëzakonshme në Kosovë e Shqipëri pasi tha në “Favorit se i kishte siguruar 9 bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi përmes komunikimit telefonik me kreun e FSHF-së, Armand Duka.
Xhuli: Biletën ma siguroi Armand Duka, i ndërhyn tifozi i Tifozave Kuq e Zi: Qysh ti me ni telefonatë e merr biletën e na qe sa vjet shkojmë e nuk na lanë me hiXhuli: Biletën ma siguroi Armand Duka, i ndërhyn tifozi i Tifozave Kuq e Zi: Qysh ti me ni telefonatë e merr biletën e na qe sa vjet shkojmë e nuk na lanë me hi #T7 #Favorit
Posted by T7 Videos on Sunday, June 8, 2025
Burime në FSHF i thanë “Telsportit” se Duka para ndeshjes me Serbinë e ka ndërruar numrin e telefonit dhe numrin e ri e kanë pasur vetëm familja e tij dhe rrethi i ngushtë i bashkëpuntorëve.
Këto burime i thanë “Telesportit” se nuk kanë të dhëna se Juliana Nura ka përfituar bileta ng FSHF apo Duka, siç ka deklaruar ajo në Favorit.
Deklaratat e Xhulit në Favorit e kanë shtyrë edhe grupin më të madh të tifozëve shqiptare, TKZ, të reagojnë përmes faqes së tyre zyrtare.