Trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina duket se ka nervozuar serbët sidomos një medium serb i quajtur “Informer”.
Një titull skandaloz i një mediumi serb: “Deklaratë e turpshme nga trajneri i Kosovës: Ai i lavdëron ekstremistët shqiptarë dhe kasapët e serbëve”.
“Trajneri i futbollit të Kosovës, Arbnor Morina, ishte i ftuar në emisionin “Favorit” ku komentoi videon që tregonte heqjen e flamurit të UÇK-së nga stadiumi “Air Albania”. Me atë rast, ai tha se flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të hiqet nga stadiumi, por jo nga zemrat e tyre. Ekipi kombëtar serb i futbollit luajti një barazim jashtë fushe ndaj Shqipërisë mbrëmë (0:0), në fillim të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Para fillimit, gjatë ndeshjes, por edhe pas përfundimit të saj, incidentet ishin të shpeshta, dhe midis atyre që folën për ngjarjet ishte Arbnor Morina, një trajner futbolli. Përkatësisht, përpara stadiumit “Air Albania”, tifozët brohoritën me flamuj të UÇK-së, të cilët më pas u hoqën nga policia, dhe pikërisht këtij filmimi iu referua Morina në deklaratën e tij”, shkruan ky medium.
“Mund ta hiqni flamurin e UÇK-së nga stadiumi, por jo nga zemrat tona”, tha Morina.