string(113) "deklaratat-e-berishes-nder-vite-per-mosnjohjen-e-zgjedhjeve-rama-ai-vesi-i-tmerrshem-qe-do-dale-vetem-me-shpirtin"

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 10:12

Deklaratat e Berishës ndër vite për mosnjohjen e zgjedhjeve, Rama: Ai vesi i tmerrshëm që do dalë vetëm me shpirtin

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 10:12

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli sot në vëmendje deklaratat në vite të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për mosnjohjen e rezultateve zgjedhore.

“Ai vesi i tmerrshëm që do dalë vetëm me shpirtin…”, shkruan Rama krahas videos, e cila sjell pjesë nga deklaratat e Berishës pas humbjeve në zgjedhje.

Në video publikohen deklaratat e Berishës për manipulimin e zgjedhjeve të viteve 2017, 2000, 2001, për të vijuar më tej me mosnjohjen e rezultateve për Tiranën dhe Durrësin në zgjedhjet vendore të vitit 2003.

Mosnjohjen e rezultateve zgjedhore me argumentin e vjedhjes së votave dhe manipulimeve, Berisha e artikulon po ashtu edhe pas zgjedhjeve të vitit 2013, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.

Në 11 maj shqiptarët brenda dhe jashtë vendit do të votojnë për zgjedhjet parlamentare, në një proces zgjedhor që konsiderohet historik pasi për herë të parë u garantua vota e diasporës.