Deklarata që ndezi mërgimtarët: Shkodran Hoti i thotë në sy “Nuk jeni pjesa më krenare e kombit” - Gazeta Express
string(93) "deklarata-qe-ndezi-mergimtaret-shkodran-hoti-i-thote-ne-sy-nuk-jeni-pjesa-me-krenare-e-kombit"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 15:44

Deklarata që ndezi mërgimtarët: Shkodran Hoti i thotë në sy “Nuk jeni pjesa më krenare e kombit”

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 15:44

Një debat i nxehtë është zhvilluar në emisionin Kosova Live mes gazetarit Shkodran Hoti dhe disa mërgimtarëve, ku tema kryesore ishte roli i diasporës në ekonominë dhe identitetin kombëtar të Kosovës.

Gjatë diskutimit, Hoti iu drejtua me ton të ngritur njërit prej mërgimtarëve, duke thënë:

“Nuk jeni pjesa më krenare e kombit, as nuk jeni pjesa më e mençur e as truri i vendit.”

Kjo deklaratë shkaktoi reagime të menjëhershme nga mërgimtarët, Sali Bislimi, Minir Zhabari dhe Kristi Uka të cilët kundërshtuan ashpër, duke theksuar se kontributi i tyre ndër vite ka qenë vendimtar për mbijetesën ekonomike dhe zhvillimin e Kosovës.

Debati vazhdoi me tensione dhe ndërhyrje të shpeshta.

VIDEO: