Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?! - Gazeta Express
string(83) "deklarata-per-rusine-ne-ukraine-dalin-kunder-infantinos-pse-nuk-ke-ardhur-asnjehere"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 20:01

Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 20:01

Deklaratat e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nuk janë pritur mirë në Ukrainë. Infantino deklaroi së fundmi se pezullimi i Rusisë nuk ka arritur asgjë përveçse ka shtuar urrejtjen, duke propozuar rikthimin e ekipeve ruse, të paktën në nivelin e të rinjve.

Ekzekutiv i Shakhtar Donetsk, Serhii Palkin, nuk u kursye me deklaratën e tij, ndërsa u përgjigj me tone mjaft të ashpra, duke kujtuar se Ukraina ndodhet në vitin e katërt të një lufte totale me qindra mijëra viktima dhe infrastrukturë të shkatërruar.

Ai e sfidoi hapur Infantinon, duke e pyetur se pse në katër vite luftë nuk ka vizituar asnjëherë Ukrainën për të parë se si fëmijët luajnë futboll nën sirenat e sulmeve ajrore.

“Pozicioni i Gianni Infantinos përfaqëson një shkëputje të plotë nga realiteti dhe jam thellësisht i zhgënjyer prej tij. Ne kemi vuajtur nga një luftë totale për katër vjet. Qindra mijëra njerëz janë vrarë. Infrastrukturat politike, sportive dhe energjetike janë shkatërruar.

Deklaratat nuk janë një rrugë drejt paqes, ato janë një vazhdim i këtij tmerri. Ato janë një përpjekje për të pretenduar se lufta dhe agresioni nuk ekzistojnë. Futbolli nuk mund të ekzistojë jashtë realitetit. Dhe nuk ka të drejtë të mbyllë sytë ndaj të keqes që po bëhet.

Çfarë ju çon tani në këto deklarata? Pse, pas katër vitesh lufte, nuk keni ardhur në Ukrainë as edhe një herë për të parë me sytë tuaj se çfarë po ndodh këtu?

Le të vijë zoti Infantino dhe të shohë se si luajnë futboll fëmijët në Kharkiv, Dnipro, Kiev dhe Lviv, nën sirenat e sulmeve ajrore, pranë strehimoreve, nën kërcënimin e vazhdueshëm të raketave dhe dronëve”, deklaroi Palkin.

/tvklan.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement