string(62) "deklarata-per-kraleven-lajmerohet-luljeta-aliu-gjuani-ketu-jam"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2021 9:04

Deklarata për Kralevën, lajmërohet Luljeta Aliu: Gjuani, këtu jam

Lajme

Gazeta Express

12/01/2021 9:04

Një deklaratë e opinionistes Luljeta Aliu e bërë në emisionin Pressing në T7 ka shkaktuar reagime të shumta në vend, raporton Gazeta Express.

Luljeta Aliu ka eskaluar në emisionin “Pressing” në T7 ku po debatonte me Ardian Kastratin, i cili së fundmi aderoi në PDK.

Ky i fundit i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë për ta barazuar votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.

E këtu Aliu eskaloi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”

Kastrati reagoi duke i thënë se po i ofendon mbi 200 mijë votues të PDK-së, duke i  konsideruar si njerëz të barabartë me serbët e Kralevës në Serbi.

Pas krejt reagimeve që ka marrë Aliu, ajo ka reaguar përmes profilit të saj zyrtar në Facebook.

“Dhurata e Rankoviqit. Kështu është quajtur veriu i Kosovës nga lideri i PDK-së. Kaq për sonte”, ka shkruar ajo.

Më vonë, Aliu e ka bërë edhe një tjetër postim.

“Gjuani! Këtu jam!”, ka shkruar ajo./GazetaExpress/