“Deklarata e Lushtakut e gabuar”, Ismaili: Nuk kam telashe t’i mbaj qëndrimet e mia – Prishtina përfaqëson diçka më të madhe se një parti - Gazeta Express
string(130) "deklarata-e-lushtakut-e-gabuar-ismaili-nuk-kam-telashe-ti-mbaj-qendrimet-e-mia-prishtina-perfaqeson-dicka-me-te-madhe-se-nje-parti"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 22:31

“Deklarata e Lushtakut e gabuar”, Ismaili: Nuk kam telashe t’i mbaj qëndrimet e mia – Prishtina përfaqëson diçka më të madhe se një parti

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 22:31

Uran Ismaili, kandidat për kryetar të Prishtinës, tha në Pressing në T7 se votuesit duhet votuar për “atë që është më e mira për qytetin”, e jo sipas logos së një partie.

Derisa po fliste, ai u pyet nga analisti Dibran Hoxha për deklaratën e Sami Lushtakut “Albin Kurtin duhet me ngreh Zhag”, citoi Hoxha – Lushtakun, për çka Ismaili deklaroi se nuk pajtohet me Lushtakun.

“Mendoj që deklarata e z.Lushtaku për ngrehje zhag ka qenë deklaratë e gabuar dhe unë nuk pajtohem me të. Nuk është një deklaratë që konsideroj që është e drejtë. Kushdoqoftë ai, edhe nëse është kryeministër apo kushdo tjetër. Kur po them që unë po e përfaqësoj një mendësi, konsideroj që jam ne gjendje me mbajtë mendimin tim si brenda edhe jashtë partisë. Nuk e kam atë telashe, me mbajtë mendimin”, tha Ismaili në Pressing, transmeton Express.