Deklarata e Kurtit për ndarjen e buxhetit ngjall shqetësime edhe te bizneset - Gazeta Express
string(76) "deklarata-e-kurtit-per-ndarjen-e-buxhetit-ngjall-shqetesime-edhe-te-bizneset"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 8:56

Deklarata e Kurtit për ndarjen e buxhetit ngjall shqetësime edhe te bizneset

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 8:56

Deklarimet e kryetarit të LVV-së, Kurti, se ai do të kujdeset që të mos ndajë buxhet për kryetarët e komunave të cilët sipas tij, vjedhin buxhetin e shtetit, drejtori i asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i ka cilësuar si të papranueshme. Ibrahimi tha se deklaratat fyese dhe denigruese ndaj kryetarëve të komunave nuk janë në frymën institucionaliste dhe se akuzat e Kurtit për kryetarët e komunave nuk qëndrojnë.

Deklaratat e Kurtit, për selektim të ndarjeve buxhetore, u panë me shqetësim edhe nga komuniteti i bizneseve. Kryetari i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna tha se deklaratat e tilla krijojnë pasiguri tek bizneset që operojnë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

“ Kto deklarata krijojnë pasiguri tek bizneset sepse, bizneset e të gjitha komunave me taksat e tyre kontribojnë në buxhetin e shtetit, dhe normal që këto deklarata krijojnë pasiguri dhe shqetësim tek bizneset..”, tha Rafuna për rtv21

Më 31 tetor kur ishte edhe afati i fundit për aprovimin e buxhetit, qeveria në detyrë miratojë buxhetin prej 4 miliardë euro. Ndërkohë, i njëjti buxhet duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës në dy lexime me shumicë të thjeshtë më së largu deri më 31 dhjetor. Megjithatë, miratimi i buxhetit nga qeveria në detyrë i cili shkaktoi valë reagimesh sa i përket ligjshmërisë së tij, tashmë po kontestohet në Gjykatë.

Kosova prej muajsh gjendet në një bllokadë politike, dhe pavarësisht se nuk dihet se a do të ketë një qeveri të re apo vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ministrat në detyrë të cilët më 9 shkurt janë zgjedhur deputet vazhdojnë të këmbëngulin në krijimin e komisioneve parlamentare, komisione këto të cilat sipas tyre, do të mundësonin që të shqyrtoheshin dhe votoheshin çështjet emergjente siç është buxheti dhe plani i rritjes i BE-së.