Deklarata e ashpër e Escobar ndaj Kurtit, Basha e kthen muhabetin kah opozita - Gazeta Express
string(76) "deklarata-e-ashper-e-escobar-ndaj-kurtit-basha-e-kthen-muhabetin-kah-opozita"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2023 20:23

Deklarata e ashpër e Escobar ndaj Kurtit, Basha e kthen muhabetin kah opozita

Lajme

Gazeta Express

21/09/2023 20:23

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje deklaratën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se “1.5 milion banorë nuk mund të ndryshojnë taktikat e komunitetit euro-atlantik”, e ka lidhur me opozitën.

Duke iu referuar regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, Basha ka thënë se “nëse me Kurtin janë 1.5 milionë, atëherë me opozitën janë 280 mijë”.

Lexo Edhe:

Për këtë ai ironizon se opozita nuk e kalon pragun, duke ironizuar më tej se “do të iu mungojnë”.

”Escobari paska thanë, s’munden 1.5 milion banorë s’mujn t’i ndryshojnë taktikat e komunitetit euro-atlantik! M’i paska shashtris opozitën! Kosova 1.78 milionë banorë, tash paska thanë 1.5 milion me Albinin, e veç 280 mijë me opozitën! Mësvet, as pragun se kalojnë! Do të na mungon”, ka thënë Basha. /Gazeta Express