Aktorja e njohur e Hollywood-it, Sydney Sweeney, ka vendosur të flasë hapur për jetën e saj personale, pas një viti të mbushur me thashetheme, komente dhe spekulime nga mediat rozë.
Pas ndarjes nga ish-i fejuari Jonathan Davino dhe diskutimeve të shumëpërfolura për një lidhje me Scooter Braun, Sweeney ka konfirmuar zyrtarisht se tani është beqare.
Në një intervistë për revistën GQ, ylli i “Euphoria” dhe “Anyone But You” tha se është në një periudhë vetë-reflektimi dhe pavarësie personale.
“Jam beqare. Nuk po kërkoj një partner tani për tani. Ajo që kam mësuar këtë vit është se kam një grup të mrekullueshëm miqsh, se jam e fortë dhe e pavarur, dhe se do të jem mirë,” u shpreh aktorja.
Sweeney e pranon se zemra e saj në thelb është romantike, por nuk ka ndërmend të vrapojë pas dashurisë.
“Nëse dashuria më gjen, le të më gjejë. Jam romantike, shpresoj që dikush i duhur të vijë, por nuk jam personi që del çdo natë për ta kërkuar. Besoj në dashurinë e vërtetë dhe dua të jem me dikë për pjesën tjetër të jetës,” shtoi ajo.
“Jam ende duke mësuar. Dhe dua ta bëj këtë pa presion.”
Aktorja theksoi se një pjesë e rëndësishme e kësaj faze është ruajtja e privatësisë, pavarësisht famës globale.
“Nëse ua jap të gjithëve akses të plotë te unë, atëherë nuk më mbetet asgjë për veten time. Jam vetëm një grua 28-vjeçare që ende po përpiqet të kuptojë gjërat, ende po mëson, ende po bën gabime dhe ende po rritet. Më duket e rëndësishme ta bëj këtë pa komentuar çdo veprim të vogël,” tha Sweeney.
Në një kohë kur shumica e yjeve të rinj të Hollywood-it rrëfejnë çdo detaj të jetës së tyre në rrjete sociale, qasja e Sydney Sweeney është e qetë, e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë:
ajo nuk ka nevojë për një partner për t’u ndjerë e plotësuar — por nëse dashuria troket, dera është e hapur. /GazetaExpress/
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...