Dehari vazhdon në rolin e të instrumentalizuarit të partisë, përsëri e hedh në votim komisionin, VV i ka veç 51 vota - Gazeta Express
string(114) "dehari-vazhdon-ne-rolin-e-te-instrumentalizuarit-te-partise-perseri-e-hedh-ne-votim-komisionin-vv-i-ka-vec-51-vota"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 11:27

Dehari vazhdon në rolin e të instrumentalizuarit të partisë, përsëri e hedh në votim komisionin, VV i ka veç 51 vota

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 11:27

Seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre për herë të 40-të sot, pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari konstatoi se propozimi i përsëritur për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit i mori vetëm 51 vota – të pamjaftueshme.

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së sërish nuk u lejuan të flisnin, ndërsa tentuan t’i bënin thirrje kryesuesit që ta respektojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese pasi u ftuan për t’i propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë.

Dehari kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të fjalës së tyre nga regjia.

Situata duket se nuk e ka ndryshuar as një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i shpallur të enjten pasdite, i cili i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Lëvizja Vetëvendosje po e hedh në votim çdo dy ditë një propozim për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk po i merr votat e nevojshme. PDK-ja ka argumentuar të mërkurën se ky akgjykim e përjashton votimin e fshehtë, por në LVV thonë se ai e lejon këtë mënyrë.

Përpjekja e partisë e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit për ta bërë votimin të fshehtë erdhi pasi Albulena Haxhiu, kandidatja e tyre për kryeparlamentare, dështoi në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.