Dehari flet sikur të ishte Kryetar i Kuvendit e jo kryesues rasti - shkelje nëse deputetët do të pyeteshin për votimin e fshehtë - Gazeta Express
string(101) "dehari-thote-sepyetja-e-deputeteve-per-votim-te-fshehte-ose-jo-ne-seance-konstituive-do-ishte-shkelje"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 18:56

Dehari flet sikur të ishte Kryetar i Kuvendit e jo kryesues rasti – shkelje nëse deputetët do të pyeteshin për votimin e fshehtë

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 18:56

Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, ka shkruar në Facebok të dielën se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka konfirmuar se nuk vlen mocioni procedural në seancën konstituive.

Ai ka thënë se do të ishte shkelje shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo.

Tutje, Dehari ka thënë se vota për, kundër ose abstenim për komisionin për votimin e fshehtë nënkupton shprehjen e vullnetit të deputetëve për mënyrën e votimit.

Postimi i plotë i Deharit:

AKTGJYKIMI  I GJYKATËS KUSHTETUESE PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT

Pika 178 e Aktgjykimit thotë se as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë nëse mënyra e votimit në seancën konstituive duhet të jetë e hapur apo e fshehtë dhe se gjithashtu për seancën konstituive nuk vlejnë mocionet procedurale.

Neni 57 i Rregullores së Kuvendit nuk vlen për seancën konstituive, por vetëm për seanca plenare dhe atë vetëm në rrethana të caktuara, që janë shprehimisht të cekura në Rregullore.

Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar që nuk vlen mocioni procedural në seancën konstituive. Rrjedhimisht do të ishte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo.

Lidhur me propozimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për kryetar të Kuvendit, ka pasur 6 votime të hapura të pasuksesshme. Si kryesues i seancës konstituive në frymën e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 kam propozuar votimin e fshehtë me qëllim të konstituimit të Kuvendit.

Vota për, kundër ose abstenim për komisionin për votimin e fshehtë nënkupton shprehjen e vullnetit të deputetëve për mënyrën e votimit. Normativisht, njëra mënyrë e votimit nuk ka më shumë vlerë a peshë sesa mënyra tjetër.

Refuzimi i deputetëve për të votuar komisionin është refuzim për të realizuar votimin e fshehtë, pra refuzim për realizimin e një të drejte, që e garanton Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.