Dega e LDK'së në Prizren akuzon se VV'ja atje po blen vota me nga dy thasë miell - Gazeta Express
string(78) "dega-e-ldkse-ne-prizren-akuzon-se-vvja-atje-po-blen-vota-me-nga-dy-thase-miell"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 19:04

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 19:04

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, e ka akuzuar pushtetin lokal, konkretisht Lëvizjen Vetëvendosje, për blerje votash në prag të zgjedhjeve komunale.

LDK në Prizren, me anë të një komunikate të lëshuar për medie, ka shpërndarë fotografinë e Drejtorit të Inspektoriatit në këtë komunë, Islam Thaqi, duke e akuzuar atë se po e oferton votën me miell, shkruan Gazeta Express.

“Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell. Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje”, është thënë ndër të tjera në postimin e tyre.

Dega e LDK’së në Prizren u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa.