string(82) "defender-europe-nis-me-25-maj-forcat-e-nato-s-do-te-sterviten-ne-kosove-e-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 15:05

“Defender Europe” nis më 25 maj, forcat e NATO-s do të stërvitën në Kosovë e Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 15:05

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se stërvitjet në kuadër të Defender Europe 25 do të nisin më 25 maj dhe tha se Forcat e NATO-s dhe partnere do të stërviten në Shqipëri dhe Kosovë.

‘Më 25 maj, Shqipëria mirëpret një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe: Defender Europe 25, e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA (USEUCOM). Forcat e NATO-s dhe partnere do të stërviten në Shqipëri dhe Kosovë për mbrojtjen e objekteve kritike, operacione sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe për sigurinë në pika kyçe dislokimi”.

Vengu tha se mesazhi i qartë – një NATO e bashkuar.

“Një test i ndërveprueshmërisë dhe një mesazh i qartë: NATO është e bashkuar”.

Defender Europe 25 është një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja dhe NATO, e cila zhvillohet çdo vit në Europë për të testuar gatishmërinë dhe aftësinë e forcave për të reaguar ndaj kërcënimeve të mundshme.

Kosova sivjet luan një rol kyç si nikoqire dhe qendër komanduese për rajonin e Ballkanit Perëndimor./Express/