string(104) "defender-2025-ambasada-e-shba-se-ushtrimi-demonstron-fuqine-e-partneritetit-shba-fsk-dhe-aleatet-e-natos"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 16:38

Ambasada për ushtrimin në Babaj të Bokës: Demonstron fuqinë e partneritetit SHBA, FSK dhe aleatëve të NATO’s

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 16:38

E Ngarkuara me Punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, bashkë me Komandantin e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë, gjeneralmajor Michael Wegscheider, si dhe komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen Osborn, u bashkuan me udhëheqësit e Kosovës sot në Babaj të Bokës në stërvitjet “Defender Europe 2025.

Ambasada amerikane tha se stërvitja demonstron “forcën e partneritetit të SHBA-së me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe aleatët e NATO-s”.

“Për herë të parë, Kosova është duke pritur një shtab në nivel divizioni, me 180 pjesëtarë nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë, pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Pensilvanisë, të cilët komandojnë katër brigada shumëkombëshe. DEFENDER 25 demonstron aftësinë e Ushtrisë Amerikane për t’u dislokuar me shpejtësi dhe për të operuar krah për krah me aleatët nga Arktiku deri në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi, duke treguar përkushtimin e SHBA-së ndaj NATO-s dhe fuqinë e partneritetit”, ka shkruar ambasada.

Po ashtu, ambasada e SHBA-së tha se roli i Kosovës në sigurinë rajonale dhe globale është në rritje.

“Mbi 960 trupa të FSK-së po stërviten së bashku me SHBA-në dhe forcat partnere në të gjithë Evropën, duke theksuar rolin në rritje të Kosovës në sigurinë rajonale dhe globale”./Express/

aaaaa