Defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit, këto lagje të kryeqytetit mbesin pa ujë - Gazeta Express
string(83) "defekt-i-papritur-ne-rrjetin-e-ujesjellesit-keto-lagje-te-kryeqytetit-mbesin-pa-uje"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 14:54

Defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit, këto lagje të kryeqytetit mbesin pa ujë

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 14:54

Rruga” Luan Haradinaj”, Qendra, Dardania dhe një pjesë e lagjes Kalabria kanë mbetur pa furnizim me ujë për shkak të një defekti të papritur që ndodhi në rrjetin e ujësjellësit në rrugën” Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Zëdhënësja e ujësjellësit Arjeta Mjeku tha për Gazetën Express se ndërprerja me ujë do të zgjasë deri në sanimin e defektit.

“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën” Luan Haradinaj” do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit”, tha ajo.

Qytetarët kanë raportuar se pa ujë të pijes janë që nga mëngjesi.