string(54) "dedaj-kurti-e-shfrytezon-veriun-per-mbijetese-politike"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 8:20

Dedaj: Kurti e shfrytëzon veriun për mbijetesë politike

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 8:20

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka vlerësuar se vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes populiste dhe të brishtë të Albin Kurtit, e cila sipas tij ka dëmtuar rëndë imazhin e shtetit dhe e ka vendosur Kosovën në një pozitë të krahasueshme me shtete si Rusia dhe Bjellorusia, të cilat janë gjithashtu nën masa ndërkombëtare ndëshkuese.

‘’Regjimi populist i deputetit Albin Kurti dhe diplomacia e brishtë e Kosovës janë fajtorët kryesor të dëmtimit të imazhit dhe të vendosjes së Kosovës nën sanksione ndërkombëtare’’, tha Dedaj për FrontOnline.

Sipas Dedajt, sanksionet kanë sjellë pasoja të rënda ekonomike, duke i kushtuar vendit qindra miliona euro, por ndikimi më i madh është ai politik, përfshirë rënien e besueshmërisë ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Dedaj shpreh bindjen se heqja e sanksioneve nuk do të ndodhë pa një ndryshim rrënjësor të qeverisë dhe të qasjes së saj, ndërsa ngërçi politik në Kuvend dhe uzurpimi i institucioneve nga pushteti aktual po e lënë vendin në izolim të thelluar, duke e penguar në rrugën drejt anëtarësimeve dhe njohjeve të reja ndërkombëtare.

‘’Pak mund të besohet se pa ndryshimin e qeverisë dhe të pushtetit në Kosovë, se mund të arrihet heqja e sanksioneve, edhe pse shefja e diplomacisë së BE-së, zonja Kaja Kallas edhe mund ta ketë përmendur dhe e dëshiron një hap të tillë. Marrja peng dhe uzurpimi i qeverisë së Kosovës si dhe ngërçi banal politik në Kuvendin e Kosovës, lënë pak shpresë për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare’’, përfundoi Dedaj.