Opinionisti Ilir Deda ka shprehur një shqetësim nëse Lëvizja Vetëvendosje mund të mos e propozojë kandidatin për kryeparlamentar.
Ai megjithatë mbeti me shpresë të mos ndodhë skenari më i keq, gjatë seancës së nesërme, ndërsa tha në Rubikon se sipas informacioneve që posedon, kreu i VV-së nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë, transmeton klankosova.tv.
”Deri në këtë minutë, ende nuk i ka 61 deputetë. Edhe me ata 61 e kam ende të paqartë mbi çfarë programi do të ndërtohet ajo qeveri’’, u shpreh ai ndër tjera”.
”Mendoj që të gjitha partitë ish dashtë me e votu kryetarin e kuvendit nesër. Nuk iu duhet atyre marrëveshja. Ne tash s’mund të mbesim me muaj duke pritë a do ta propozojë VV kryetarin a jo”.
”Skenari më i keq dhe më i papërgjegjshëm do ishte nëse s’e bënë propozimin nesër kandidati për kryetarin e kuvendit”.
”Shpresoj që do ta propozojë e jo me përsëritë mësime të këqija. Në shtetin e Kosovës, partitë parlamentare duhet me mësu diçka”.
”Kushdo që e formon shumicën do ta votojë qeverinë. Hala nuk kuptohet në Kosovë, çka do të thotë republikë parlamentare”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...