Analisti politik Ilir Deda ka komentuar arrestimin e Fatmir Shehollit, duke e cilësuar si rastin më të fortë të ndonjëherë ku është arrestuar një person që dihet se ka pasur lidhje me sigurimin shtetëror serb.
Deda tha se akuza për spiunazh duhet të dëshmohet me prova të sakta, sipas Kodit Penal, por shtoi se duket që Sheholli i është kthyer bashkëpunimit me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
“Duket që Fatmiri është kthyer në bashkëpunim me BIA-n dhe ka të bëjë me rrjedhjen përnjëherë të videove që lidhen me luftën kundër Nenad Rashiqit dhe njerëzve të tjerë që s’janë në një linjë me Listën Serbe në prag të zgjedhjeve lokale”, tha Deda.
Ai shtoi se, sipas disa informacioneve, veprimtaria e Shehollit është aktive dhe se Prokuroria Speciale duhet të ketë prova të qarta për këtë.
“Besoj që ata kanë prova dhe do t’i marrin vesh të gjithë,” u shpreh ai.
Tutje, Deda kritikoi klasën politike në Kosovë, duke thënë se ajo e ka rehabilituar Shehollin pa ndonjë arsye të qartë.
“Politika kosovare e ka rehabilituar emrin e Shehollit, si shumë të tjerë që i dimë dhe shumë të tjerë që nuk i dimë. Nuk e di pse, por besoj se do të mësohet në vazhdim,” shtoi analisti. /KlanKosova
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...